Këlliçi tha se Ferit Hoxha i quajti “idiotë” shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, reagon Zëdhenësi i MEPJ

Nga A2 CNN
24 Prill 2026, 18:20 | Politikë

Këlliçi tha se Ferit Hoxha i quajti “idiotë”

Zëdhënësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme Alteo Hysi, ka hedhur poshtë publikimet e shpërndara në rrjetet sociale, ku pretendohet se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka përdorur një gjuhë fyese ndaj shqiptarëve të Maqedonia e Veriut.

Reagimi vjen pas publikimit të një bisede nga deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ku sipas tij, Hoxha i referohet shqiptarëve atje me fjalë denigruese.

Në një reagim për gazetaren e A2 CNN, Fjorela Beleshi, Ministria e Jashtme thekson se materiali i publikuar “nuk ka asnjë lidhje me realitetin” dhe se komunikimi i paraqitur është i sajuar.

Reagimi i plotë

Zëdhenësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për publikimet e shpërndara sot në mediat sociale, të cilat pretendojnë të paraqesin komunikime të brendshme, por që në fakt janë të pavërteta. Ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Komunikimi i servirur publikut është paqenë.

Është për të ardhur keq që pretendime të tilla fabrikohen dhe më pas amplifikohen nga aktorë politikë në vend.

Kjo nuk është hera e parë që në arenën publike hidhen pretendime se anëtarë të shërbimit të jashtëm gjoja shkelin betimin e tyre.

Ministri Hoxha shpreh besim të plotë në ndershmërinë dhe profesionalizmin e Shërbimit të Jashtëm, i cili vijon të përmbushë detyrat me përkushtim, duke u fokusuar në punën e tij dhe duke mos u ndikuar nga zhurmat dhe tymnajat e qëllimshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos