“Kemi investuar, por klima ka ndryshuar” Rama: Në 4 ditë ra shiu i një muaji, do të ketë kompensim

Nga Fjorela Beleshi
9 Janar 2026, 16:20 | Politikë

Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama mblodhi komitetin ndërministror të Emergjencave Civile, në godinën e qeverisë për të lexuar bilancin e pasojave nga përmbytjet në vend.

Për këtë gjendje në 7 qarqe, shefi i qeverisë nuk gjen asnjë përgjegjësi tek mosfunksionimi i strukturave shtetërore apo te ndërhyrjet pa kriter në territor.

Situatën ia faturoi motit dhe papërgjegjshmërisë së veprimeve të qytetarëve.

Rama nuk pranon kërkesën e PD për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet e përmbytura, por premtoi se do të dëmshpërblejë të gjithë ato familje që janë dëmtuar.

Përballë kësaj situate, Rama e pranoi që ka patur kohë të dëgjojë edhe retorikën publike të kundërshtarëve politikë.

Kryeministri gjithashtu tha se reshjet që kanë rënë deri tani, janë më shumë sesa sasia mesatare e reshjeve që bien gjatë gjithë muajit, ndërsa i kërkoi komitetit të emergjencave civile që të qëndrojnë të mobilizuar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos