
Si çdo fillim viti, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat e kabinetit në vilën qeveritare në Sauk për të analizuar punën ministrive si dhe për të planifikuar prioritetet e 2026.
Çdo ministër prezanton dhe diskuton prioritetet kryesore, objektivat strategjikë dhe planet e punës për periudhën në vijim, me fokus të veçantë në zbatimin e reformave, shërbimet publike dhe realizimin e angazhimeve programore.
Ky takim shërben edhe për koordinimin ndërsektorial për bashkëpunimin ndërmjet dikastereve dhe adresimin e çështjeve. Përveç situatës me përmbytjet, prioritet i qeverisë për këtë vit mbetet integrimit, përmbushja e reformave si kusht për të nisur mbylljen e negociatave, Kodi Penal si dhe analiza për reformën në drejtësi. (A2 Televizion)