“Kemi përshkallëzim dhune nga policia”, Muçollari: E përqendruar te kreu i PD-së dhe deputetët

Nga A2 CNN
12 Maj 2026, 22:51 | Politikë

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, theksoi se ka vënë re një përshkallëzim të dhunës nga ana e policisë në protestat e opozitës.

“Kemi një përshkallëzim të dhunës së policisë, që do të thotë se ka një panik që nuk duhen lejuar këto protesta të vazhdojnë më. Për të rritur represionin dhe dhunën. Do të ndërmarrim masat qoftë edhe për t'u përballur në çdo lloj forme, për sa kohë ndalohet e drejta për të protestuar”, tha Muçollari.

Sipas tij, edhe në protestën e fundit dhuna e forcave të rendit ishte përqendruar te kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe deputetët demokratë.

“Edhe në rastin e fundit u ndalua e drejta për të marshuar në mënyrë paqësore. Pas ndalesës, pati një revoltë dhe një përplasje. Dhuna ishte e përqëndruar sërish te deputetët dhe te kryetari i Partisë Demokratike dhe patjetër te çdo qytetar, që s'e kanë për gjë”, u shpreh Muçollari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos