Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari deklaroi se në Partinë Demokratike askush nuk futet në garë përballë Sali Berishës për të humbur. pasi sipas tij Berisha gëzon një mbështetje absolute brenda partisë. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se Berisha gëzon një mbështetje absolute brenda partisë.
“Në Partinë Demokratike askush nuk hyn në garë për të humbur, kushdo hyn për të fituar. Të hysh në Partinë Demokratike të kandidosh përballë Sali Berishës, do të thotë që ti je koshient që do të humbësh. Kjo është arsyeja pse s'ke kandidatë. Mund të ketë shumë njerëz që mund të duan ta kryejnë, por e kanë e kanë të sigurt që përballë Sali Berishës, ai gëzon një mbështetje absolute dhe nuk fiton dot. Dhe të gjitha më pas lojërat me kandidatë fiktivë apo jo fiktivë janë vetëm retorikë dhe protagonizëm. Pasi që të gjithë e dinë në thelb çdo njeri që edhe mund të flasë sot për të qenit kandidat për kryetar partie e di shumë mirë që në atë parti për sa kohë kandidon përballë Sali Berishës je i destinuar të humbësh”.
Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, Muçollari theksoi se modelet me një kandidat të vetëm nuk janë të pazakonta në Europë. Ai përmendi zgjedhjet në CDU dhe CSU, ku sipas tij edhe Angela Merkel ka kandiduar pa rivalë në disa raste.
“Kemi një kandidaturë dhe nuk është as rasti i vetëm. Përkundrazi është shumë i praktikuar në Europë në të gjitha zgjedhjet radhazi të EPP-së ka një kandidaturë të vetëm. Shiko zgjedhjet e CDU-së në 2012, një kandidaturë e vetme Anxhela Merkel. Shiko zgjedhjet e CSU-së, tre zgjedhje radhazi CSU-së edhe kur ishte në opozitë CSU-së që s'ishte në mazhorancë një kandidaturë e vetme. Nuk është ndonjë çudi e madhe një kandidature e vetme. Tani ne duhet të flasim realisht përpara publikut. Do të ishte më mirë të kishte, pa diskutim që po, por në Partinë Demokratike ka një përqasje të caktuar”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
(A2 Televizion)