
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të enjte Grupin Parlamentar socialist. Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave.
A2 CNN raporton se krahas fjalës së kryeministrit dhe raportimeve të secilit ministër për punën e bërë, në këtë mbledhje socialistët do të vendosin edhe për qëndrimin zyrtar që do të mbajnë për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj Belinda Ballukut.
Tri ditë më parë 5 anëtarët e mazhorancës në mbledhjen me dyer të mbyllur, sipas burimeve të A2 CNN, kanë lënë të kuptohet para prokurorëve të SPAK, që masa e pezullimit deri në këtë fazë është e mjaftueshme.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe dy ditë më parë ish-deputeti socialist Petro Koçi, i cili tha në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN se beson që PS do jetë kundër kërkesës së GJJKKO lidhur me çështjen “Balluku”.
(A2 Televizion)