Protesta e PD-së, Balliu tregon detaje: Do të jetë ndryshe nga të tjerat, çfarë pritet të shtunën

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2026, 22:33 | Politikë

Të shtunën pritet një protestë ndryshe nga të tjerat, tha deputeti i PD-së Klevis Balliu në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN. Balliu tha se opozita do të vijojë me diversifikimin e protestave, ku qëllimi është që të jenë të vazhdueshme dhe të mos ndalen. Sipas deputetit demokrat kërkesa për qeveri teknike do arrihet përmes presionit të opozitës, e kombinuar me takimet që po mbahen me ndërkomëtarët.

Për çështje logjistike të organizimit unë nuk do jap detaje, por një gjë është e sigurt, që do jetë ndryshe nga çfarë ka qenë. Kjo opozitë ka një gjë plus, që ndryshe nga e kaluara, ka tanimë një mirëkuptim të situatës alarmante të vendit edhe nga komuniteti ndërkombëtar, pra ka një element shtesë sot. Grupi faktmbledhës erdhi nga EPP, pata mundësi të diskutoj me ta. Se çfarë diskutojmë në planin personal mos ma kërkoni. Unë kam folur për çështjen e AKSHI-t. Për protestën mund t’u garantoj që do jetë krejt ndryshe nga ajo që ishte herën e fundit, dhe opozita do vijë me diversifikim të protestave. Ajo çka garantojmë ne është vazhdimësia, ne do mundohemi ta bëjmë në forma të ndryshme. Për çështje logjistike unë s’mund të jap detaje. Protesta të vazhdojë dhe mendoj që do jetë e suksesshme. Rëndësi ka të mos ndalojë", tha Balliu.

"Ne vijmë edhe me një kërkesë zyrtare që është qeveria tranzirore apo teknike. Presioni që duhet të ushtrojmë ne si opozitë nga brenda, e kombinuar me takimet që ne po kemi me ndërkombëtarët. Unë vet isha te Konferenca e Mynihut, ku pata mundësi të komunikoj për AKSHI-n. Kam diskutuar dhe jam informuar si funksionon modeli maqedonas. Kemi bërë edhe propozim konkret me aleatët ndërkombëtarë, për një shembull siç është modeli maqedonas, për një arsye të thjeshtë: Raporti i OSBE-ODIHR në kohën kur është vendosur ligji për qeverinë teknike në Maqedoni, ka qenë 1000 herë se raporti i OSBE-ODIHR në 2025-ën”, u shpreh deputeti demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos