“Është autokrat”, ish-ministri socialist: Rama, kryeministri që ka humbur më shumë beteja në Kushtetuese

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2026, 21:13 | Politikë

Ish-ministri i Financave Arben Malaj duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN e konsideroi Edi Ramën një kryeministër autokrat. Sipas Malajt, Rama është kryeministri që ka humbur më shumë beteja në Gjykatën Kushtetuese.

Rruga e drejtë është rruga kushtetuese, atë përballe Rama e humbi me turp dhe ju thoni që Rama kishte të drejtë ta çonte në Gjykatë Kushtetuese. Çdo njeri ka të drejtë ta çojë në GJK, por Rama ka ekspertë dhe Rama është një kryeministër që ka humbur më shumë beteja në Gjykatën Kushtetuese sepse duket që është autokrat. Lidhur me debatin tjetër, unë shoh nëse është e vërtetë që PS do bëjë propozime të modelit rumun. Edhe modelin do ta marrim nga Rumania. Kemi zgjedhje individuale jo ekipe këshilltarësh me ekspertizë të thelluar shtet-formuese. PS pretendohet të bëjë një ndryshim në Kodin e Procedurave Penale, duke e bërë akoma më rumune, që askush s’mund të arrestohet pa kaluar dy shkallët e gjykimit”, tha Malaj.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos