Deputeti i PD-së Klevis Balliu tha në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN se lufta kundër korrupsionit bëhet sipas interesit politik të Edi Ramës. Po ashtu Balliu theksoi që nuk ka konfiskime dhe kthim të parave të vjedhura.
“Në aspektin e interesit politik, dhe këtu mendoj unë fillon diskutimi, që ne duhet të bëjmë analizën, e gjithë lufta kundër korrupsionit është kthyer sipas interesit politik që ka Edi Rama dhe ku mund të preket apo jo Edi Rama. Nuk mund të ketë rezultat të vërtetë në luftën kundër korrupsionit, pikërisht sepse kjo luftë bazohet te interesi i pushtetarit. Prandaj këtu s’kemi konfiskime. Ku janë paratë?! Këta thonë për Ilir Beqjan që ka pasur këtë pasuri e atë pasuri, ka vjedhur këto para, po ku i ka, ti merri këto. Këta nxorën Olti Bistrin me 5 milionë euro të konfiskuara, këta e nxorën dhe ia dhanë të gjitha mbrapsht! Po çfarë burgu është ky?! Paratë ku janë? Paratë merrini, ktheheni në buxhetin e shtetit dhe çojini për të ndërtuar shkolla, sepse ne kemi më shumë laboratorë droge sesa shkolla!”, tha Balliu.
(A2 Televizion)