Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama: Nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

Nga A2 CNN
13 Mars 2026, 12:37 | Politikë

Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama: Nuk përmbushte kushtet

Në daljen e parë publike, një ditë pas seancës plenare ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të e deputetes Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama theksoi se kërkesa e SPAK nuk i përmbushte as kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë.

“Dua ta përsëris se qëndrimi im lidhet me të vërtetën e madhe që kërkesa e SPAK nuk i përmbushte as kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë. Ndërkohë që përpjekja për ta lidhur me ndonjë arsye tjetër, apo për t’i dhënë refuzimit përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE, apo do pengojë zbatimin e reformës në drejtësi apo aktivitetin e pavarur të drejtësisë është përpjekje e shëmtuar”.

Ai iu përgjigj edhe zërave se kjo do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE, Rama siguroi qytetarët se nuk ka asnjë frenim në rrugën drejt BE-së.

“Leximi nga ata që u bllokua shqipëria është një lexim pervers dhe i qëllimshëm për të lënduar këdo që dëshiron suksesin në këtë rrugë. Kush merret me këto deformime dhe kush i bie kësaj daulleje”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos