I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Alfred Muharremi, këshilltar i Bashkisë Tiranë, shprehu shqetësimin e tij për protestat e opozitës, duke theksuar se sipas tij ka grupe që paguajnë njerëz për të shkatërruar dhe dëmtuar qytetin.
Ai përmendi se në këto veprime janë përfshirë persona të mitur dhe individë që përdorin mjete që cënojnë sigurinë publike.
“Jo jam i shqetësuar për mënyrën se si funksionojnë protestat, sepse protestat janë të shëndetshme. Por për këtë kilometër të fundit, ka një grup opozitar që orienton njerëz për të vetëshkatërruar vendin.
Kemi parë deputetë të votuar nga qytetarët e Tiranës që nxijnë Shqipërinë në diskurset ndërkombëtare”, tha Muharremi.
(A2 Televizion)