Kërkesa për masë sigurie ndaj Ballukut / “Ka rënë dakord me Ramën”, Berisha nxjerr mesazhet e SPAK

Nga Ervin Koçi
17 Dhjetor 2025, 14:30 | Politikë

Sali Berisha doli përpara kamerave me relacionin e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, duke lexuar disa mesazhe që për të implikojnë edhe kreun e qeverisë, Edi Rama në hetimin e Prokurorisë së Posaçme.

“Lubi Balluku thotë “për këtë flet ky, se ka rënë dakord me Ramën” Ia ka premtuar “R”. Shifeni këtu, ia ka premtuar Rama”, tha Berisha.

Demokratët nuk kanë ende në duar dosjen e plotë të SPAK pasi Niko Peleshi ka vendosur që t’ia vër në dijeni të premten përpara mbledhjes së Këshillit të Mandateve. “Niko Peleshi ka futur provat në kasafortë dhe nuk ua jep deputetëve të opozitrës, anëtarëve të Komisionit të verifikimit të mandateve. Nuk ua jep sepse provat kanë gjëra të llahtarshme të cilat e tregojnë lubinë thjeshtë një shërbëtore të Edi Ramës”, tha kreu i PD.

Kërkesa për masë sigurie ndaj Ballukut / “Ka rënë

Berisha vijoi më tej duke akuzuar mazhorancën se kërkesën e SPAK nuk e ka prioritet, por demokratët po. “Deputetët e Partisë Demokratike do të kërkojnë në përputhje me Kushtetutën mbledhjen urgjente të Parlamentit”.

Në konferencën për shtyp Sali Berisha komentoi edhe takimet e Ervin Salianjit, për të cilin u pyet, nëse e konsideron të përjashtuar nga partia. Përgjigja e tij ngjasoi më shumë si akuzë penale për ish-deputetin demokrat. “Që një anëtar i Kooptuar i Kryesisë të organizoj takim me Suel Çelën, është absolutisht e papranueshme!”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos