“Nuk synoj bashkinë e Elbasanit”, deputetja e PS flet për kandidimin e saj në zgjedhjet lokale

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2025, 09:37 | Politikë

“Nuk synoj bashkinë e Elbasanit”, deputetja e PS flet për

Deputetja e PS-së për qarkun e Elbasanit, Sara Mila ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për kryebashkiake të këtij qyteti në zgjedhjet e 2027-ës. Në Dita Jonë në A2 CNN ajo theksoi se pushteti lokal nuk është në ambiciet e saj.

“Nuk hyn në vizionet e mia më pëlqen jeta parlamentare. Jam e re në politikë. Padiskutim që duhet të jemi shumë të thjeshtë në këtë rrugë pa dashur të na hyjë vetja në qejf. Jam shumë mirë këtu ku jam. po mësoj çdo ditë sesi perfomohet në parlament e komisione. Pushteti lokal nuk ka qenë në ambiciet e mia pavarësisht se puna jonë gërshetohet gjatë gjithë kohës. Pushteti qëndror pa atë vendor nuk bën dot asgjë, duhet bashkëpunim. Por në këtë moment që unë jam nuk hyn në ambiciet e mia. Unë jam mësuar të bëj mirë atë që më takon të bëj mirë dhe pasi ta kem ezauruar këtë të shoh se ç’ mund të bëj më shumë”.

E pyetur për marrëdhënien e saj me kreun demokrat pas akuzave në distancë mes tyre gjatë fushatës zgjedhore, Mile u përgjigj: "Marrëdhënia me Berishën është që s’ka marrëdhënie. Ka qenë marrëdhënie në distancë. Gjatë kohës që ishim në fushatë hidhte e priste. Është nga ato dashuritë që është më mirë kur është në distancë kur janë afër nuk ngjisin”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos