Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mila ka reaguar lidhur me përplasjet e fundit brenda Partisë Demokratike mes Flamur Nokës dhe Ervin Salianjit, duke hedhur poshtë akuzat se ajo ka ndikuar në mobilizimin e pjesëmarrësve në një mbledhje të organizuar nga Salianji në Elbasan.
Në Dita Jonë në A2 CNN Mila shprehu keqardhjen për gjendjen ku ndodhet opozita, duke theksuar se konfliktet e brendshme të PD-së po i faturohen padrejtësisht personave të jashtëm.
“Më vjen mirë që Flamur Noka herë më thotë vegël e herë me jep kaq shumë pushtet se është gjithë ky pushtet i veshur tek unë. i Duhet diku të mbahet për momentin dhe mbahet te Sara se nuk ka asnjë cen aty dhe kur u flet demokratëve besnikë mund t’i ngjisë kjo që thotë. Por Elbasani më njeh shumë mirë mua, Nokën e Salianjin i cili nëse nuk do kishte pasur problemet që pati do ishte drejtues politik dhe ai e kishte shtruar rrugën e tij. Nuk besoj që do kishte nevojë për mua. Dhe çështjet e brendshme të tyre është mirë që mos t’ua faturojë njerëzve të jashtëm”, theksoi deputetja socialiste në A2 CNN.
Sipas saj, Elbasani e njeh shumë mirë si atë, ashtu edhe figurat kryesore të PD-së në këtë qark. Ajo theksoi se Salianji, nëse nuk do të kishte pasur problemet e tij ligjore, do të ishte vetë drejtues politik në Elbasan dhe nuk do të kishte nevojë për ndihmën e saj.
“Por Elbasani më njeh shumë mirë mua, Nokën e Salianjin i cili nëse nuk do kishte pasur problemet që pati do ishte drejtues politik dhe ai e kishte shtruar rrugën e tij. Nuk besoj që do kishte nevojë për mua. Dhe çështjet e brendshme të tyre është mirë që mos t’ua faturojë njerëzve të jashtëm”, u shpreh deputetja.
Mila theksoi gjithashtu se vëmendja dhe sulmet nga opozita vetëm sa e faktorizojnë më shumë politikisht, duke i dhënë avantazh në komunikimin me elektoratin.
“Nuk ma fal dot Noka që unë kam patur aq shumë zgjedhës në zgjedhjet që lamë, por a do t’ia falin demokratët atij”, përfundoi ajo.
(A2 Televizion)