Paketa e zgjerimit dhe plani i rritjes, sot në Bruksel samiti i katërt BE-Ballkani Perëndimor

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2025, 07:51 | Politikë

Paketa e zgjerimit dhe plani i rritjes, sot në Bruksel samiti i katërt

Liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel në samitin vjetor BE–Ballkani Perëndimor, i cili zhvillohet për të katërtin vit radhazi, në prag të mbledhjes së fundit të Këshillit Evropian për këtë vit. Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Kosova nga presidentja Vjosa Osmani.

Në tryezën e përbashkët, Shqipëria dhe Mali i Zi do të paraqiten si vendet më të avancuara në procesin e negociatave për anëtarësim, me objektiva përkatësisht për vitet 2028 dhe 2029.

Samiti fokusohet te Paketa e Zgjerimit 2025 dhe te Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh, që synon afrimin ekonomik dhe përshpejtimin e reformave.

Në diskutim do të jenë edhe sfidat e tjera rajonale, përfshirë bllokimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut, situatën politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, zhvillimet në Serbi dhe zgjedhjet në Kosovë.

Agjenda përfshin gjithashtu integrimin ekonomik me tregun e përbashkët të BE-së, investimet, sigurinë dhe mbrojtjen, përballjen me kërcënimet kibernetike dhe menaxhimin e migracionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos