Këshilli i Integrimit pa opozitën, Balla: Po vetëpërjashtohet, negociatat mbyllen në dhjetor 2027

Nga A2 CNN
8 Maj 2026, 13:22 | Politikë

Këshilli i Integrimit pa opozitën, Balla: Po

Mazhoranca thirri Këshillin e Integrimit Europian, por në ditën kur opozita organizon protestën e radhës kombëtare. Demokratet nuk u paraqiten ne mbledhje ndersa Taulant Balla e quajti kete vetëpërjashtim.

Në mungesë të opozitës në takimin e raportimit të kryenegociatores, Komisioneve dhe Institucioneve nuk ishte as ambasadori i BE-se Silvio Gonzato.

Ndërkohë Balla deklaroi se negociatat e anëtarësimit nuk kanë ngecur dhe se pritet të mbyllen në fund vitit 2027.

“Ajo që bie në sy është ambicia e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 dhe njeh progresin e shpejtë të bërë në vitet e fundit. Kjo ka rëndësi të veçantë, sepse objektivi ynë nuk trajtohet më si një dëshirë politike abstrakte, por si një synim realist, i mbështetur mbi ecuri konkrete dhe mbi një ritëm reformash që po jep rezultat. Pra, sot kemi hyrë në një fazë të re. Shqipëria nuk po matet më me premtime. Po matet me fakte. Nuk po gjykohet më nga pritshmëritë. Po gjykohet nga puna e bërë. Dhe puna e bërë po njihet. Vetëpërjashtimi nuk ndihmon askënd, ndërkohë që të gjithë bashkë duhet të punojmë për ta jetësuar këtë përgjegjësi historike”, tha ndër të tjera Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos