I sapo kthyer nga takimet në Bruksel Kryeministri Edi Rama ndau optimizmin për rrugën europiane të Shqipërisë me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Diasporës në Tiranë.
“Plani ynë i përbashkët strategjik me Komisionin Europian për t’i përfunduar negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian brenda vitit 2027dhe për t’i hapur rrugë ratifikimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në parlamentet e vendeve e anëtare. Çka na bën të besojmë shumë fort se ambicia jonë për ta ngjitur Shqipërinë e 2030”.
Për të marrë mandatin e 4 një rol të rëndësishëm do të luajnë edhe diaspora, pasi për herë të parë në 11 maji të 2025 emigrantët do të votojnë nga vendi kujtojnë. Proces, që sipas shefit të mazhorancës ka qenë një sfidë jo vetëm politike.
“Jemi sot me kokën lartë përpara gjithë shqiptareve jashtë atdheut edhe për një arsye që tanimë është një mision i përmbyllur të paktën për sa na takon ne, vota e Diasporës. Një mision jo i lehtë për hir të së vërtetës. Një mision që është i lidhur me një vullnet që shkon përtej ndasive partiake dhe që kërkon një votë më të madhe në numër sesa ajo e një shumice qeverisëse”.
Kryeministri u kërkoi ministrave të jashtëm dhe të brendshëm që të vënë në lëvizje mekanizmën për të pajisur me pasaporta shqiptarët në Gjermani, pas ndryshmit të Ligjit në këtë shtet për të lejuar dy shtetësinë.
“Deri dje i ka detyruare shqiptarët në Gjermani që të heqin dorë nga nënshtetësia shqiptare për të marrë nënshtetësinë gjermane. Në kushtet kur ky ndryshim ka ndodhur, ka një numër të konsiderueshëm shqiptarësh që po kërkojnë rimarrjen e nënshtetësisë shqiptare dhe për këtë Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme duhet të garantojnë një shërbim të shpejtë’.
Sipas qeverisë, Shqipëria po negocion edhe 8 marrëveshje të tjera për pensionet, edhe pse Athina mbetet ende një sfidë e vështirë për Tiranën zyrtare. Shqiptarët nga Greqia, Italia dhe SHBA janë ata që sjellin më shumë remitanca në atdhe, ku sipas Rama në 2024 ka patur 100 mln euro më shumë transferta nga një vit më parë. (A2 Televizion)