Këshilli ministrave shkarkon inspektorin e përgjithshëm të SHISH, emërohet pasuesi

Nga A2 CNN
28 Gusht 2024, 18:11 | Politikë

Këshilli ministrave shkarkon inspektorin e përgjithshëm të

Në mbledhjen e radhës, këshilli i ministrave përmes një vendimi ka miratuar dhe lirimin nga detyra të Blend Çobanit, i cili shërbente si Inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Po ashtu, këshilli i ministrave ka caktuar dhe pasuesin e tij në këtë post i cili është Rafail Milo.

Njoftimi i VKM-së:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Rafail Milo emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos