“Kina është e kërcënuar nga SHBA”, Bimo: Ata kanë frikë nga projeksionet amerikane

Nga A2 CNN
13 Maj 2026, 20:48 | Politikë

Kinezët e ndjejnë veten të kërcënuar nga projeksioni i Amerikës dhe nuk janë në garë për dominim botëror. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ish-ambasadori Roland Bimo, duke komentuar vizitën e kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump në Kinë. Sipas tij janë një mori faktorësh që i bëjnë kinezët të jenë të ndjeshëm ndaj politikave amerikane në drejtim të tyre.

“Doktrina e zotit Wess Mitchell më duket e vitit 2017-‘18 është ende në fuqi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Irani është objektivi i radhës së SHBA për të arritur te Kina. Në këtë në këtë formë siç janë ngritur stekat sot, kinezët ndjehen të kërcënuar nga projeksioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndjekur një politikë të ndryshimit të regjimeve. Sepse në kohën që jetojmë, nuk ka më mundësi që të zhvillosh luftë botërore, siç është zhvilluar lufta e parë, apo lufta e dytë për shkak se janë prezent armët bërthamore. Lufta që zhvillohet sot është ose luftë tregtare ose luftë për të ndryshuar regjimet nga brenda dhe kinezët kanë shumë frikë, ndjeshmëri dhe kjo vjen edhe nga mungesa e legjitimit të partisë komuniste të Kinës, sepse ata e ndjejnë në çdo hap që për sa kohë nuk kanë nuk janë produkt i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por janë një produkt i një regjimi që është vendosur me forcën e armëve në 49-ën. Janë një mori faktorësh që i bëjnë kinezët të jenë të ndjeshëm ndaj politikave amerikane në drejtim të tyre”.

I pyetur se çfarë kërkon dhe cilat janë ambiciet e Kinës në arenën globale, ish-ambasadori u përgjigj: "Kina kërkon normalitet, stabilitet dhe parashikueshmëri, që të jenë marrëdhënie normale të parashikueshme se si mund të investojnë më mirë. Nuk e shoh Kinën të interesuar për dominim botëror”.

Bimo thekson se vizita e presidentit amerikan në kinë është shumë e rëndësishme për të rivendosur një ekuilibër në marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos