Rama merr pjesë në ceremoninë e Çmimit “Charlemagne Prize” në Gjermani

Nga A2 CNN
13 Maj 2026, 16:21 | Politikë

Rama merr pjesë në ceremoninë e Çmimit “Charlemagne

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Aachen të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit “Charlemagne Prize”, një vlerësim që jepet çdo vit për personalitete dhe institucione me kontribut në bashkimin europian.

Për vitin 2026, çmimi i është akorduar ish-presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-kryeministrit italian, Mario Draghi, për kontributin e tij në ruajtjen e stabilitetit të eurozonës dhe menaxhimin e krizave ekonomike në Bashkimin Europian.

Ndërkohë, opozita ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend për çështjet e ngritura në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri, si dhe për gjetjet e progres-raportit të Komisionit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos