Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga murtaja e ruminantëve

Nga A2 CNN
13 Maj 2026, 18:16 | Politikë

Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për

Qeveria ka miratuar një vendim për dëmshpërblimin e fermerëve të prekur nga murtaja e ruminantëve të vegjël gjatë vitit 2025, me një fond total prej 53.3 milionë lekësh.

Vendimi parashikon kompensimin e pronarëve të kafshëve që janë therur, eliminuar, shkatërruar ose groposur pasi kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen, bazuar në analizat e kryera nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, shkruan A2CNN. 

Sipas vendimit, masa e përgjithshme e dëmshpërblimit arrin në 53 345 500 lekë dhe do të mbulohet nga buxheti i vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në programin “Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit”.

Procesi i zbatimit të këtij vendimi do të ndiqet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare.

Vendimi:

-Miratimin për përcaktimin e masës së vlerës së dëmit të dëmshpërblimit të pronarëve për kafshët e therura, të eleminuara, të shkatërruara, të groposura nga sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël në vitin 2025.

-Miratimin e Rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, të ndryshuar.

 -Ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor për realizimin e fazës paraprake të projektit “Parku i Besimit”

-Krijimin, funksionimin dhe administrimin e Fondit të Gjelbër të Pemëve, në kuadër të zhvillimit të territorit e të hapësirave publike

-Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos