Miratohet subvencioni për shoqëritë e transportit publik, Karakaçi tregon detajet  

Nga A2 CNN
13 Maj 2026, 14:34 | Politikë

Miratohet subvencioni për shoqëritë e transportit publik,

Këshilli i Ministrave miratoi sot subvencionin në masën 50 lekë për litër për të gjitha shoqëritë e transportit publik, qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas, raporton A2CNN. 

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi bën me dije se masa do të nisë që prej muajit mars, periudhë që përkon edhe me fillimin e efekteve të krizës në sektorin hidrokarbur. Lëvizja vjen pasi shoqëritë e transportit publik reduktuan flotën e autobusëve për afro 2 ditë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ashtu sikundër kishim premtuar, miratuam masën subvencionuese në masën 50 lekë për litër për të gjitha shoqëritë e transportit publik, qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas. Kjo masë subvencionuese do të nisë aplikimin prej muajit mars, periudhë e cila përkon edhe me fillimin e efekteve të krizës në sektorin hidrokarbur. Mbështetje konkrete për të mbrojtur transportin publik dhe për të qenë pranë njerëzve pavarësisht situatave të vështira të ndikuara nga zhvillimet globale”, shkruan Karakaçi në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos