
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në platformën "X", ku ka ironizuar gazetarin irlandez Chay Bowes, i cili sipas tij është sanksionuar sot nga Bashkimi Europian, duke e cilësuar si “klloun të propagandës ruse”.
Rama ka publikuar edhe dy postime të Bowes, ku ky i fundit ka shpërndarë pamje nga protestat në Tiranë. Në njërin prej tyre, komentuesi shkruan për situatën në kryeqytet, se studentët u kanë vënë zjarrin ministrive dhe bankave, ndërsa mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
“Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia. Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian”.
(A2 Televizion)