
Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se “Klodian Braho duhet të jetë në Parlament të premten”.
“Kreu i Prokurorisë, Klodian Braho, e mira është që të jetë në krah të prokurorit sepse duhet t’i shikojë në sy të gjithë ata deputetët, të gjithë ministrat, përfshirë edhe kryeministrin në sy. Nëse ata janë me të vërtetën apo me të pavërtetën. Dhe kjo është shumë serioze”, tha Lita.
Sipas tij, Braho “duhet të jetë sepse një nga pikat e forta të Dumanit ka qenë bashkëfirmosja me prokurorin e çështjes”.
“I ka qëndruar në krah edhe duke demotivuar sulmet personale që ndodhin ndaj prokurorit”, tha Lita. (A2 Televizion)