"Parlamenti s'është noter i SPAK"- Meçja: Rasti i Ballukut është i vetmi ku Prokuroria ka shkelur procedurat

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2025, 21:35 | Politikë

Analisti Arben Meçe, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se rasti i Belinda Ballukut është i vetmi “ku SPAK-u shkel të gjitha procedurat”.

“Prokurori është i vetmi që kërkon imunitetin në Parlament, jo gjykata. Pasi merr imunitetin, e dërgon në gjykatë. Në letrën e paraqitur nga prokurori ka një citim që thotë: “Në Parlament do paraqesim provat”. Sepse Parlamenti nuk është noteri i SPAK-ut, por përfaqësues i sovranit. Deri tani, PS-ja e ka lëshuar mandatin për të gjithë pa përjashtim kur ia ka kërkuar SPAK-u. Për të gjitha ato çështje nuk ka pasur debat sepse shkeljet kanë qenë të vërtetuara. Kjo çështje është e vetmja ku SPAK-u shkel të gjitha procedurat. Nuk kishte arsye për pezullim”, tha Meçe.

“Direkt në Parlament duhej. Por, fakti që nuk e dërgoi do të thotë që nuk kishte prova dhe tani po prodhon prova”, shtoi analisti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos