Është përfshirë nga debati studio e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN mes politologut Nexhmedin Spahiu dhe ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare Marlind Laçi, mbi tezën e kombit kosovar. Sipas këndvështrimit të politologut Spahiu, kombi është krijesë politike.
“Kur unë them kur unë them komb kosovar ju e kuptoni si një etni të ndryshme nga shqiptarët domethënë si një gjuhë, një gjak tjetër, që nuk është e vërtetë ne ndajmë gjuhën e gjak. Kombi është krijesë politike, nuk është etnia”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
I pyetur se çfarë duhet të kuptojmë me termin komb kosovar, Spahiu u përgjigj: “Duhet të kuptojmë bashkësinë e njerëzve të cilët e kanë për zemër shtetin e Kosovës. Të cilën e shohin si një shtet të tyre. Republika e Kosovës është aparat. Kombi është pronar i shtetit. Tani ky është një aparat që më ka pronar mua”.
Nga ana e tij, eksperti Marlind Laçi kundërshtoi këtë tezë, me argumentin se etnia është elementi kryesor në formimin e kombeve dhe identitetit kombëtar.
“Cila etni prodhoi këtë komb? Etnia është elementi kryesor që çon në formimin e kombit. Formimi i shtet kombeve erdhi si pasojë e evoluimit të etnve dhe kërkesave nacionaliste”.
Edhe Spahiu pranoi se etnia shqiptare është ajo që ka prodhuar kombin e Kosovës, por shteti kosovar përfaqëson një identitet politik më vete.
“Po të lexoje Branko Mexhanin, Vangjel Koçin e Nebil Çikën, po të lexon Gjergj Fishtën që e kanë trajtuar këtë temë, atëherë e kupton që etnia nuk është kombi. Etnia është diçka tjetër. Kombi është krijesë politike krijesë artificiale. Në disa raste kombi është krijuar mbi bazën e formimit fetar siç është rasti i Turqisë dhe i Belgjikës”. (A2 Televizion)