Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, ka diskutuar me gazetarin Bledian Koka në lidhje me tensionet brenda Partisë Demokratike.
Rexhaj u shpreh se Sali Berisha duhet t’i kishte dhënë mundësi Ervin Salianji të kandidonte për drejtimin e PD-së, duke ngritur pikëpyetje për përjashtimin e tij nga gara.
Nga ana tjetër, Koka argumentoi se Berisha ka treguar mbështetje ndaj Salianjit, duke përmendur edhe periudhën kur ai ndodhej në burg, si dhe rolin që i është dhënë në parti.
Albatros Rexhaj: Çfarë pune prishte Salianji që të dilte kandidat kundër Berishës?
Bledian Koka: A mendon që ka frikë Sali Berisha nga ai
Albatros Rexhaj: Jo, por ashtu po del. Ashtu perceptohet.
Bledian Koka: Sali Berisha është i njëjti njeri që para një viti i shkoi zotit Salianji në burg, i çoi libra dhe e trajtoi si të dënuar politik. I dha edhe rol në Partinë Demokratike. Në një moment të rëndësishëm për opozitën, kur shpërtheu edhe çështja e Belinda Ballukut, nisi kjo përplasje. Berisha atëherë kërkoi durim, pasi beteja kryesore ishte përballja politike. (A2 Televizion)