Korrupsioni në Shqipëri, Rama: S’jam këtu “kush ha dardha dhe kush nuk ha dardha”

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 22:23 | Politikë

Në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, Edi Rama u pyet nga gazetari Lutfi Dervishi nëse kryeministri ka vendosur mekanizma të tjerë për të zbuluar zyrtarët e përfshirë në korrupsion.

Ai u shpreh se nuk është në pozicionin e kryeministrit për të hetuar njerëzit. “Më gjej një pikë të detyrave të mia që unë të merrem se kush ha dardha dhe unë nuk e kam zbatuar. Unë nuk jam këtu për të marrë nën hetim njerëzit. Unë nuk jam këtu kush ha dardha dhe kush nuk ha dardha.

Duhet të kuptoni një gjë se reformimi dhe transformimi i një ngrehinë të shkatërruar nga të gjitha anët, nuk është një çështje kaq e thjeshtë dhe trajtohet dhe zgjidhet brenda një periudhe 10 vjeçare. Nëse t’i vazhdon përmirësimin, patjetër që do të ndodhin nga këto.

Gjëja që ne kemi bërë ka qenë që të adresojmë krahas reformës në drejtësi të adresojmë sistemet. Kemi bërë progres, por ka shumë punë për të bërë që ta shkëpusim individin nga monopoli i vendimmarrjes”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos