KQZ merr vendim, zbulohet kush ‘e rrëmben’ mandatin e partisë së Tom Doshit në Tiranë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2025, 13:27 | Politikë

KQZ merr vendim, zbulohet kush ‘e rrëmben’ mandatin e

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur se mandatin e Partisë Social-Demokrate në Tiranë, të drejtuar nga Tom Doshi, do ta marrë Tedi Mula.

Tedi Mula ishte më i votuari në listën e hapur të kësaj force politike në kryeqytet dhe zgjedhja e tij erdhi pasi PSD kërkoi ditën e sotme djegien e listës së mbyllur të Tiranës, kërkesë që u pranua nga KQZ, e cila njohu dorëheqjet nga marrja e mandatit.

A2 CNN ka siguruar edhe kërkesat për dorëheqje të 12 kandidatëve të listës së mbyllur të Partisë Social-Demokrate në Tiranë.

Kujtojmë se më herët KQZ vendosi edhe për mandatin e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ në Tiranë, i cili i kaloi Kleana Xhuvelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos