Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, ka falenderuar ata që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike, duke çmontuar vetë strukturat metalike të lokaleve.
Kryeministri shkruan se është momenti që të respektohet hapësira e përbashkët me komunitetin, shkruan A2.
“Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit dhe për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare. Respekte për çmontimin”, shkruan Rama në rrjetin social.
(A2 Televizion)