Kryeministri i Kroacisë përshëndet kuvendin e PD: Suksese mikut tim Berisha! Ndajmë orientimin pro-europian

Nga A2 CNN
30 Maj 2026, 11:50 | Politikë

Kryeministri i Kroacisë përshëndet kuvendin e PD: Suksese mikut

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç ka përdshëndetur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Përmes një videomesahzi nga Zagrebi, Plenkoviç tha se ndan të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian dhe shprehu mbështetjen e partisë së tij për kuvendin e demokratëve.

“U uroj të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë një kuvend sa më të suksesshëm.

Isha shumë i kënaqur që prita zotin Sali Berisha, mikun tim prej shumë vitesh, në Kroaci gjatë Forumit të IDU-së këtu në Zagreb, disa javë më parë.

Patëm një bisedë të gjerë mbi aktivitetet dhe reformimin e partisë.

Ne ndajmë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian dhe dëshiroj t’ju jap mbështetjen e fortë të Bashkimit Demokratik Kroat për një kuvend të suksesshëm të partisë dhe për suksese të mëtejshme elektorale.

Të gjitha të mirat nga Zagrebi”, u shpreh kryeministri kroat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos