
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike nisi punimet rreth orës 11:00 të kësaj të shtune me një mesazh nga Skënderbeu, një avatar i krijuar me Inteligjencë Artificiale nga departamenti i Inteligjencës Artificiale i krijuar pak ditë më parë.
Në mesazhin e tij avatari i Skënderbeut, duke e quajtur besëlidhje kuvendin e demokratëve, tha se Rama po i kushton shumë Shqipërisë.
“Jam një avatar i krijuar nga departamenti AI i Partisë Demokratike. Ndryshe nga Avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar 4 milionë euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro. Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë. Që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar. Në fund më lejoni që t'i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo beslidhje jo vetëm e ripërtëritjes, por edhe e antivjedhjes”.
Pas këtij mesazhi anëtarët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike u ngritën në këmbë për të nderuar himnin kombëtar. (A2 Televizion)