Kujdesi për fëmijët, PD i përgjigjet Ramës: Nuk ke asnjë zgjidhje, pret paratë nga BE

Nga A2 CNN
9 Prill 2025, 18:01 | Politikë

Kujdesi për fëmijët, PD i përgjigjet Ramës: Nuk ke

Demokratët reaguan pas fjalëve të Kryeministrit Rama në Konventën rajonale të Kujdesit ndaj Fëmijëve.

Ata akuzuan numrin një të Qeverisë se nuk ka asnjë plan për të zgjidhur problemin e varfërisë, arsimit dhe shëndetësisë të të miturve, por pret që këta t’ia bëjë Bashkimi Europian. 

“Edi Rama pret që problemin e varfërisë, arsimit dhe shëndetësisë të fëmijëve shqiptarë t’ia zgjidhë Bashkimi Evropian.

Këtë kishte në fokus fjala e tij në Konventën rajonale të Kujdesit ndaj Fëmijëve.

Rama la të kuptohej qartë se në lidhje me këtë çështje nuk ka asnjë zgjidhje, por pret financimet e Bashkimit Europian, në një kohë që sipas Raporteve të UNICEF, të realizuara edhe nga Linda Rama, raporti i bërë publik vitin e kaluar, thuhet se 47% e fëmijëve shqiptarë vuajnë nga kequshqyerja. Por kjo nuk e shqetëson shumë Edi Ramën. 

Në rast se Rama do shqetësohej për shëndetësinë, varfërinë apo arsimin aq sa shqetësohet për Kopshtin e Edenit në Kryeministri, për shishen e verës 33 mijë euro, për udhëtimet me charter privat, për ekspozitat e tij private në metropolet e botës, vogëlushin Kristi Maze që ndërroi jetë në pritje të një transplanti, 17 vjeçarin Ardit Gjoklaj që varfëria e çoi të punonte në Landfillin e Sharrës, apo 14 vjeçarin Martin Canin që u vra në derë të shkollës, do ishin mes të gjallëve dhe me të afërmit e tyre”, tha Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos