“Kundërshtarët ishin zhdukur nga territori”, Sara Mila: PS bëri shah-mat që në fillim të garës

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 13:48 | Politikë

“Kundërshtarët ishin zhdukur nga territori”, Sara Mila: PS

Kandidatja e Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Sara Mila ishte e ftuar në A2 CNN ku bëri një përmbledhje të garës elektorale të së dielë, ku mazhoranca është ndjeshëm në avantazh, tashmë që një pjesë e mirë e kutive të votimit është numëruar.

Mila vlerësoi strategjinë e PS që në nisje të garës, ku vendosi të ndërthurë të rinjtë me armatën e vjetër në listat e kandidatëve, teksa për kundërshtarët e opozitës u shpreh se nuk u panë asnjëherë në terren.

“Populli ka folur. Demokracia është kjo. Për të kapur ritmin dhe trendin, PS dhe kryesia bën një shah mat që në fillim të garës. Tani të diskutojmë se sa potencial do jenë këta të rinj në parlamentin e ardhshëm. Unë jam optimiste. Senatorët do të jenë aty për eksperiencën.

Jam optimiste se do të jetë një faqe e re për PS dhe Shqipërinë. Fushata jonë nuk ishte shumë partiake. Ne na ofruan të lëkundur, nga PD. Kanë ardhur persona në zyrë dhe më pyesnin ku është Alizoti. Ishin zhdukur nga territori. Nuk i kam hasur askund”, tha Mila në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos