Rezultate surprizë te Njësia 10 në Tiranë, ja kush janë kandidatët më të votuar nga PS dhe PD

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 13:00 | Politikë

Rezultate surprizë te Njësia 10 në Tiranë, ja kush janë

Njësia 10 në Tiranë, në qendrat e votimit të së cilës u votua elektronikisht, është fituar nga Partia Socialiste me 5304 vota (49.03%). Partia Demokratike ndjek të majtët me 3498 vota (32.24%), ndërsa Partia Mundësia është e treta, duke marrë 694 vota (6.42%).

Ndërkohë KQZ ka atashuar edhe shifrat për kandidatët për deputetë. Nga radhët e Partisë Socialiste më i votuari në njësinë 10 në kryeqytet është ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj me 1722 vota.

Rezultate surprizë te Njësia 10 në Tiranë, ja kush janë

Ai ndiqet nga Erion Braçe me 624 vota, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha me 376 vota dhe Blendi Gonxhja me 321 vota.

Sakaq nga radhët e koalicionit PD-ASHM, kandidati më i votuar është Ilir Alimehmeti, i cili ka marrë 848 vota. Mjeku i njohur ndiqet nga Jorida Tabaku me 590 vota dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me 246 vota.

Rezultate surprizë te Njësia 10 në Tiranë, ja kush janë

Nisma-Shqipëria Bëhet në njësinë numër 10 ka marrë 319 vota dhe rezulton se më i votuari ndër ta është lideri i koalicionit, Adriatik Lapaj me 125 vota, i ndjekur nga Endri Shabani me 102 dhe Panajot Soko me 20 vota.

Lulzim Basha nga Koalicioni Euroatlantik në Njësinë 10 ka marrë vetëm 29 vota.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos