Vlorë, numërimi vijon pa ndërprerje dhe pa probleme

Nga Edi Ruçi
12 Maj 2025, 12:47 | Politikë

Vlorë, numërimi vijon pa ndërprerje dhe pa probleme

Në KZAZ e qytetit të Vlorës procesi i numërimit të votave për subjektet politike po vijon pa ndërprerje dhe problematika.

Ajo çfarë vihet re është përqindja e lartë e personave në vendet ku numërohen votat që ndjekin procesin. Në KZAZ 86 dhe 87, por edhe në KZAZ 84 dhe 85 po ndjekin procesin dhe kandidatë për deputet nga subjekte të ndryshme politike në listat e hapura, por edhe të mbyllura, si dhe drejtues politikë qarku.

Orgest Feimi, anëtar komisioni në procesin e numërimit të votave në KZAZ 86, tregon se procesi po vijon i qetë dhe pa problematika, shkruan A2.

Ai komenton dhe vonesat në nisje të procesit, teksa thotë se pritet që për partitë në Vlorë numërimi të përfundojë sot.

Jonela Halili, sekretare në KZAZ 87, konfirmon se edhe aty numërimi i votave është pa problematika. Sipas saj, janë numëruar një pakicë kutish deri tani dhe pritet qe të numërohen pjesa më e madhe. Sipas saj, edhe në këtë KZAZ numërimi do të përfundojë sot. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos