Zbulohet sa vota ka marrë Ilir Meta në njësinë 10 në Tiranë

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 12:46 | Politikë

Zbulohet sa vota ka marrë Ilir Meta në njësinë 10 në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e numërimit elektronik në njësinë numër 10 në Tiranë.

Sipas rezultateve të publikuara, Partia Socialiste ka marrë në këtë njësi 5304 vota, ose 49,03% të votave, ndërsa Partia Demokratike 3498 vota, ose 32,34% të votave.

Ndërkohë Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë në këtë njësi 246 vota personale, teksa garonte në listën e hapur të Partisë Demokratike në Tiranë. Sjellim në vëmendje se Meta ndodhet në qeli, pas akuzave për korrupsion të ngritura nga SPAK ndaj tij.

Kujtojmë se kjo njësi dhe Bashkia e Vorës ishin dy zonat në të cilat u zbatua numërimi elektronik i votës.

Pavarësisht se rezultati duhet të dilte pak minuta pas përfundimit të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi të shtyjë publikimin e këtij rezultati me kërkesë të opozitës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos