"Kushtetuesja i dha zemër Ramës", Berisha: Mori garanci që Balluku të mos hetohet dhe arrestohet

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2025, 12:04 | Politikë

"Kushtetuesja i dha zemër Ramës", Berisha: Mori garanci

Sali Berisha i bëri një lexim ndryshe deklaratës së Ramës për hetuesit e BKH-së. Sipas kreut të PD, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i dha garanci Ramës për Ballukun që të mbyllet çdo mundësi hetimi për të.

“Altin Troplini kishte mbledhur BKH-në dhe u lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës. Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase. Më patllake të vërteta nuk do ketë, se na e tmerruan kryeministrin. Dhe e kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë. Shkuarjen e agjentëve të BKH në kryeministri me patllake, Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë 20 e ca ditë dhe e nxori të nesërmen e vendimit të Irenave të Kushtetueses. Të vendimit antikushtetues, antiligjor, të turpshëm, të paprecedent në historinë e Europës dhe botës për një vend me shtet ligjor. Kjo i dha zemër Edi Ramës. Shikoni pse foli dje ai. Ai foli dje sepse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mbyllet absolutisht çdo mundësi e institucionit të hetimit të hetojë ministra. Ai mori garanci të plotë për këtë, sepse në rast se nuk ka pezullim, imunitetin dhe arrestimin ai nuk e lejon kurrë, siç nuk e lejoi në rastin e Saimir Tahirit. Pra, ajo masë e vetme që u kishte ngelur në duar institucionit të prokurorisë, ishte pezullimi. Dhe këtë, pasi pariti Gjykatën Kushtetuese gjer në tjegulla, e bllokoi një masë të tillë. Një akt si ky nuk ka ndodhur kurrë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos