
Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të mërkurë me 114 vota pro projekt-rezolutën e përbashkët të propozuar nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike lidhur me procesin e integrimit europian të vendit.
I vetmi deputet që abstenoi gjatë votimit ishte Bujar Leskaj, shkruan A2CNN.
Rezoluta u miratua pas 5 orësh debat mes mazhorancës dhe opozitës. Teksti i saj ishte dakordësuar më herët nga të dy kampet politike, duke siguruar edhe votat e përbashkëta për miratimin në Kuvend.
Rezoluta parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim të përbashkët për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. (A2 Televizion)