LaCivita: E vetmja e ardhme që kemi në Shqipëri, është nëse Doktor Berisha zgjidhet kryeministër

Nga A2 CNN
16 Prill 2025, 14:42 | Politikë

LaCivita: E vetmja e ardhme që kemi në Shqipëri, është

Strategu amerikan i Partisë Demokratike, Chriss LaCivita, është shprehur se e vetmja e ardhme që shqiptarët mund të kenë në Shqipëri, është nëse Sali Berisha zgjidhjet kryeministër.

Komentet LaCivita i bëri gjatë një takimi me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ku i pranishëm ishte edhe Berisha.

LaCivita po ashtu i bëri thirrje demokratëve se vendi ka nevojë për një zgjim dhe edukim të elektoratit, për t’i treguar mënyrën se si Edi Rama sipas tij, ka dështuar keqazi në këtë vend.

Pjesë nga fjala e LaCivita:

Ajo që dua të them është se, çdo ditë duhet të jetë, çdo ditë duhet të jetë një shpërthim, si një zgjim i ri. Një zgjim dhe edukim i elektoratit për mënyrën se si Edi Rama ka dështuar keqazi në këtë vend.

Unë kam një rregull të ngjashëm: të jesh i shkurtër, i qartë dhe të përçosh mesazhin në mënyrë të vazhdueshme. Dhe e vetmja e ardhme që kemi këtu është nëse z. Berisha zgjidhet. Përndryshe, do të kemi më shumë nga e njëjta gjë.

E dini, në politikë, nëse përpiqesh të “shtysh” me zor diçka, kjo duket artificiale. Dhe mendoj se gjëja më e rëndësishme është të jesh vetvetja. Siç tha edhe z. Berisha, të jesh i vërtetë me veten, i vërtetë me atë që përfaqëson si parti, të luftosh për taksa më të ulëta, të luftosh për njeriun e zakonshëm që punon, dhe të tregosh qartë se ky vend nuk përballon dot edhe katër vite të tjera me Edi Ramën. Thjesht nuk mundet. Ky është momenti shpërthimit. Faleminderit! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos