LIVE| Edi Rama e nis fushatën me një “çun problematik”, Noizy “rrëmben” skenën te “Skënderbej”

Nga A2 CNN
12 Prill 2025, 14:01 | Politikë

Partia Socialiste ka çelur zyrtarisht këtë të shtunë fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Të 12 qarqet e vendit u prezantuan me këngë e valle.

Në fund, para se të niste fjalën e tij, Edi Rama thërriti një “çun problematik”, siç e quajti ai Noizyn, i cili këndoi këngën e fushatës së Partisë Socialiste, shkruan A2 CNN.

“Para pak ditësh isha në studion e tij dhe dëgjova një këngë të re. Duke qenë se Noizy është i joni, i thash hajde se unë do të mbetem me zërin tim, ndërsa të gjithë të tjerët vijnë me këngë e valle”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos