Numërohen 23% e votave në Fier, PS tejkalon pritshmëritë e socialistëve

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 07:57 | Politikë

Numërohen 23% e votave në Fier, PS tejkalon pritshmëritë e

Partia Socialiste parashikohet të marrë 12 mandate në Fier, nëse trendi do të vijojë me këto ritme, duke tejkaluar edhe pritshmëritë e socialistëve në këtë qark. Kujtojmë që gjatë fushatës drejtuesja e politike e këtij qarku, ministrja Belinda Balluku deklaroi se PS synon 10 mandate në Fier.

Aktualisht teksa janë numëruar gati 23% e kutive të votimit, përkatësisht 132 kuti nga 587, Partia Socialiste kryeson me 63% të votave, ndërsa PD me 25%, e ndjekur nga Nisma Shqipëria Bëhet 4%, Mundësia 3%, ndërsa PSD, Djathtas për Zhvillim, Bashkë dhe Koalicioni Euroatlantik me nga 1 %.

Procesi i numërimit në 4 bashkitë e Qarkut Fier, Patos, Mallakastër dhe Rroskovec ka vijuar në mesnatë pas dorëzimit të kutive nga qendrat e votimit.

Bashkia e parë që ka nisur procesin e numërimit ka qenë ajo e Patosit, ku do të numërohen edhe votat e të burgosurve. Procesi ka vijuar normalisht.

Në rang vendi, kur janë numëruar më shumë se 20 për qind e kutive të votimit, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste, me 53% të votave, mund të marrë deri në 83 mandate nëse do të vazhdojmë të kemi këtë trend, Partia Demokratike, 53% të votave 51 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 3% të votave 1 mandat, PSD 4% të votave 3 mandate, Mundësia 3% të votave 1 mandat dhe Bashkë 1% të votave 1 mandat.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos