Partia Demokratike parashikohet të marrë 5 mandate në Shkodër, qark ku po kryeson me 41% të votave kur janë numëruar mbi 25% e kutive, ose 107 nga 405, shkruan A2 CNN.
Ndërsa Partia Socialiste parashikohet të marrë 4 mandate, me 35% të votave. 2 mandate parashikohet të sigurojë edhe Partia Social Demokrate e Tom Doshit që deri tani ka siguruar 19% të votave.
Në rang vendi, kur janë numëruar më shumë se 20 për qind e kutive të votimit, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste, me 53% të votave, mund të marrë deri në 83 mandate nëse do të vazhdojmë të kemi këtë trend, Partia Demokratike, 53% të votave 51 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 3% të votave 1 mandat, PSD 4% të votave 3 mandate, Mundësia 3% të votave 1 mandat dhe Bashkë 1% të votave 1 mandat. (A2 Televizion)