Eduard Shalsi: Janë tre dorëheqje depozituar kryeministrit shqiptar

Nga A2 CNN
3 Mars 2026, 22:16 | Politikë

Eduard Shalsi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se janë “tre dorëheqje të Belinda Ballukut depozituar kryeministrit shqiptar”.

“Ka tre dorëheqje të Belinda Ballukut depozituar kryeministrit shqiptar. Këtu mbaron. Pastaj, vazhdojnë këto teoritë e hamendësimeve mediatike”, tha deputeti socialist.

Më tej, Shalsi theksoi se Reforma në Drejtësi nuk ka dështuar dhe këtë e vërteton edhe hapja e të gjithë kapitujve të negociatave për anëtarësim në BE brenda një kohe të shkurtër.

“Reforma nuk ka dështuar, ka problematikat e saj, është pjesë e procesit të rritjes dhe hapja e të gjithë kapitujve brenda një kohe të shkurtër, duhet të kemi parasysh që Shqipëria gjykohet nga disa teknicienë që nuk njohin X, Y apo Z. Ata janë disa burokratë në Komisionin Europian, të cilët të bëjnë analizat si ato të gjakut dhe të tregojnë problemet. Konjuktura e luftës e ka ndihmuar procesin, por nuk t’i hap kapitujt brenda një kohe të shkurtër. Unë vetë, për disa institucione, kam pasur kërkesa më të larta, por kur pashë raportet e thelluara, pashë që kemi institucione në Shqipëri për të cilat duhet të krenohemi”, theksoi Shalsi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos