Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, mëngjesin e së martës, kryesocialisti Edi Rama ka adresuar ndër të tjera çështjen e korrupsionit, që siç u shpreh ai duhet të ç’rrënjoset nga vendi.
Fjalimin në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kryeministri e ka fokusuar te qeverisja, ligji, korrupsioni dhe Nisma e Re Kombëtare për Shqipërinë 2030.
Rama foli për pastrimin që duhet bërë në çdo hallkë, përfshirë këtu edhe vetë partinë që ai drejton.
“...Mbetet ende shumë punë për t’u bërë për imunizimin nga influenca e korrupsionit.”
Kryesocialisti pranoi se gjatë këtyre viteve që ka qenë në krye të qeverisë ka pasur, gabime, dështime e zhgënjime, por theksoi se nga të gjitha këto janë nxjerrë mësime dhe se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër Bashkimit Europian.
“Sepse nuk ka qenë ndonjëherë shtet më demokratik nga c’është sot”, shton kreu i qeverisë.
Kreu i qeverisë u ndal edhe te rëndësia e një sistemi të pavarur të Drejtësisë, duke theksuar se forca e tij politike në pushtet, është tërhequr nga çdo kontroll politik ndaj këtij organi.
"Ne jemi të çarmatosur. Jemi e para parti politike në Shqipëri që ka dorëzuar një armë që të gjithë të tjerët e kanë." (A2 Televizion)