Lulzim Basha shkruan për zgjedhjet për PE: Fitore e vlerave themeluese

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 12:49 | Politikë

Lulzim Basha shkruan për zgjedhjet për PE: Fitore e vlerave themeluese

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve europiane të cilat zgjodhën sërish PPE-në si forcën më të madhe qeverisëse.

Sipas Bashës, qytetarët europianë zgjodhën edhe njëherë idetë themeluese mbi të cilat u ndërtua unioni.

“Qytetarët evropianë zgjodhën sërish PPE-në si forcën më të madhe qeverisëse në Evropë. Një fitore e vlerave dhe ideve themeluese mbi të cilat u ndërtua Unioni. Këto vlera do të na udhëheqin të gjithëve për 5 vitet e ardhshme. Një PPE e fortë është një spirancë stabiliteti në kohë sfiduese për Evropën dhe një garanci për vazhdimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit. Urimet më të mira miqve dhe kolegëve tanë të PPE-së dhe Presidentit Weber për rezultatin e shkëlqyer”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos