Mandati i Vullnet Sinajt, Grupi i PD - Spiropalit: Po pengoni punën, çështja të kalojë në Kushtetuese

Nga Anesti Barjamemaj
4 Nëntor 2024, 15:21 | Politikë

Mandati i Vullnet Sinajt, Grupi i PD - Spiropalit: Po pengoni punën,

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit ku i kërkon rimbledhjen e Kuvendit për të shqyrtuar papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sinaj.

Bardhi në letrën e tij, thekson se çështja duhet të kalojë në Kushtetuese. Sipas Bardhit, Spiropali po shkel kushtetutën duke mos thirrur mbledhjet për këtë çështje.

“Ky pengim i Kryetares së Kuvendit është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit dhe gjithashtu cenim flagrant i të drejtës kushtetuese të 1/10 të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, citohet në dokumentin e firmosur nga kreu i grupit të PD.

Procedurat për të diskutuar nëse mandati i Sinajt është i papajtueshëm me kushtetutën, për shkak se opozita e akuzon se ka përvetësuar fonde nga buxheti i shtetit, kanë nisur që në gusht por prej datës 18 shtator janë zhvilluar më mbledhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos