Mandati i Xhaçkës, Bardhi pas seancës në Kushtetuese: Gjyqtarët janë sfiduar nga mazhoranca

Nga A2 CNN
25 Qershor 2024, 15:06 | Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas seancës në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, deklaroi se gjyqtarët janë sfiduar nga mazhoranca për këtë çështje.

“Edhe qëndrimi i sotëm i Kuvendit ishte saktësisht ky, që Gjykata Kushtetuese, meqenëse Edi Ramës nuk i pëlqen vendimi i Gjykatws Kushtetuese i vitit 2023 do të duhet të ndryshojë vendimin Gjykata Kushtetuese. Ky qëndrim, që tregon në fakt mënyrën sesi Edi Rama qeveris vendin, tenton ta trajtojë Gjykatwn Kushtetuese si aneks të ekzekutivit, që edhe vendimin e saj duhet ta shkruajë Edi Rama”, tha Bardhi.

Ai shtoi se beson se anëtarët e kushtetueses do të marrin vendim të drejtë dhe do të pranojnë kërkesën e tyre për të detyruar Kuvendin për t’i djegur mandatin Xhaçkës. “Ata janë sfiduar nga politika, me një vendim politik, janë konsideruar si aneks i ekzekutivit”, shtoi Bardhi. “Uroj shumë që kjo të mos ndodhë, besoj që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të ngrihen në lartësinë e detyrës së tyre”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos