Manja: SPAK po heton lirisht dhe nuk po pengohet. Nuk ka vepër penale të re

Nga A2 CNN
9 Mars 2026, 10:40 | Politikë

Manja: SPAK po heton lirisht dhe nuk po pengohet. Nuk ka vepër penale

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, prezantoi në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste raportin për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Manja tha se “SPAK po heton lirisht dhe nuk po pengohet sa i takon ndjekjes penale”.

“Prokuroria e Posaçme po heton lirisht dhe nuk po pengohet sa i takon ndjekjes penale, por sa i takon kërkesës për zëvendësimin e masës, sigurisht kompetenca përfundimtare për dhënien ose jo të autorizimit i takon Kuvendit të Shqipërisë pasi merr raport rekomandues nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Lidhur me nevojën e rëndimit të masës së sigurimit, prokuroria thotë se janë shtuar disa episode të reja penale, shton automatikisht sanksionin e veprës. Nëse pranojmë se çdo zgjerim hetimi konsiderohet rrethanë e re që justifikon arrestin, atëherë i bie që çdo procedim penal do të përfundonte në paraburgim. Natyra e veprës penale mbetet e njëjta, nuk ka vepër penale të re”, u shpreh Manja, shkruan A2.

“Mbi rrezikun e prishjes së provave, nuk ka akuzë ndaj Ballukut për pengim të drejtësisë. Nuk ka asnjë provë direkte ku Balluku të ketë përdorur ndikimin e saj për të prishur provat”, shtoi Manja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos