Mbahet foltorja e PD pa Berishën, flet Këlliçi: Dhuna ndaj qytetarëve në protestën e 24 janarit, vendim politik nga bunkeri i Surrelit

Nga A2 CNN
26 Janar 2026, 19:03 | Politikë

Mbahet foltorja e PD pa Berishën, flet Këlliçi: Dhuna ndaj

Pasditen e sotme Partia Demokratike ka organizuar Foltoren e radhës para Kryeministisë, ku të pranishëm ishin disa dhjetëra qytetarë.

Në Foltore nuk mori pjesë kryedemokrati Sali Berisha, i cili ndodhet në Strasburg, ku pritet të zhvillojë edhe disa takime.

I pranishëm ishte deputeti Belind Këlliçi, i cili në fjalën e tij ka dënuar aktin e policisë që hodhi në drejtim të protestuesve, gaz lotsjellës, i cili sipas opozitës pretendohet se ishte i skaduar.

“Historia ka treguar se kur pushteti godet qytetarët e saj, i ka hyrë frika në palcë. Goditjet dhe mbi minorenet, janë vendime politike drejtpërdrejt nga bunkeri i Surrelit”, tha Këlliçi duke shtuar se dhuna ka qenë programi i këtij sekti që kur erdhën në pushtet.

“Doktori ka shkuar për të përfaqësuar Shqipërinë në një takim të rëndësishëm ditën e nesërme. Një fakt të rëndësishëm historik që nuk e mohon dot as Edi Rama, Shqipërinë e anëtarësoi në KE, PD në 13 korrik 1995.

Sado që baltosin, shpifin paguajnë nga paratë e inceneratorëve, faktet janë kokëforta, çdo arritje në integrimin europian, është meritë e PD-së dhe Sali Berishës.

Protesta ishte e jashtëzakonshme dhe e tronditi pushtetin. Faleminderit 19 djemëve që kaluan natën në qeli. Ata janë guximtarë. Nesër në 10:30 të na bashkohemi në dhomën penale në Gjykatës së Tiranës për të bërë të mundur lirimin e këtyre djemve. Dy netë më parë narkoshteti dëshmoi se është më i dobët se kurrë.

I ka hyrë frika në palcë, çarja e madhe ka filluar. Frika me metoda mafioze është kthyer mbrapsht. Nuk janë thjeshtë reagime policore, por janë vendime politike drejtpërdrejt nga bunkeri i Surrelit. Një pushtet kriminal nuk përdor dhunën vetëm për shpërndarje, por edhe për të qetësuar veten. Dhuna ka qenë programi i sektit që kur erdhën në pushtet”, tha mes të tjerash Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos